Home » Futboll int., Lajm i fundit » Sot ndeshje humanitare: Messi & Co kunder pjeses tjeter te Botes

Sapo ka përfunduar kampionati Botëror i futbollit dhe qysh nesër një takim me yjet e Botes. Në ndeshjen e karakterit humanitar në Panamaë, takohen ekipi i përbëre nga Lionel Messi me shokë, dhe ekipi me lojtarë nga pjesa tjetër e Botës.

 

Qysh të mërkurën, yjet e futbollit botërorë takohen në fushën e blertë. Kësaj here në një ndeshje me karakter humanitar.

Ekipi i quajtur Messi’s Friends” kundër ekipit nga pjesa tjetër e Botës.

Befasisht në ketë ekipin me yje nga pjesa tjetër e Botës do të jetë edhe ish reprezentuesi i Gjermanisë Kevin Kuranyi , te cilin trajneri Jogi Loev nuk e kishte ftuar për botërorin Afrika e Jugut 2010.

Ndeshja “Messi & Co” kundër “Reprezentacionit te Botes” do te zhvillohet ne Panama.

Pse gjendet edhe Kuranyi ne përbërjen e Botes, ndoshta nga fakti se ky futbolliste pos shtetësisë gjermane e braziliane, ka raporte të ngushta edhe me shtetin e Panamasë, për arsye se e ëma e tij vjen nga ky vend.

Ish sulmuesi i Schalke 04, që tani luan në Rusi për Dinamo (Moskë) për çdo viti udhëton për në Panama dhe atje e përkrahë ekipin e tij të vjetër Las Promesas Panama.

Për ketë arsye ai gjendet në ketë përzgjedhje.

Kurani: ” Ky është një nder i madh që jam i ftuar në ketë mes te futbollistëve. Kjo është një gjë e mirë. Sidomos për faktin se faktori humanitar është ne rolin kryesor të këtij organizimi”.

Në mesin e te ftuarve për ketë ndeshje, përpos Lionel Messi-t , janë edhe yjet tjerë të futbollit si :  Juan Veron, Javier Zanetti, Gabriel Milito (Argjentinë), Diego Forlan, Luis Suarez (Uruguai), Julio Baptista (Brazil), Fernando Aragon (Venezuela), Kevin Kuranyi (Gjermani), Marco Materazzi(Itali), Fernando Morientes, Jose Antonio Reyes  (Spanjë), Edgar Davids (Holandë), Dejan Stankoviç (Serbi), Oswaldo Sanchez (Meksikë) etj.

E.E.

Comments Closed

Comments are closed.