Home » Futboll int., Kampionati Anglez, Lajm i fundit » Cana asiston dhe merr notën 7

“Maceve të zeza” iu deshën 14 ndeshje që sërish ta gëzojnë fitoren e radhës. Edhe pse skuadra e trajnerit Steve Bruce, para kampionatit ishte përforcuar dukshëm dhe ëndërronin ndoshta një vend që dërgon në Ligën e Evropës, planet s’iu kishin dalë siç kishin pritur dhe dalëngadalë jo që u harrua Evropa por filluan që seriozisht të mendojnë për ekzistencë. Kështu, ndeshje pas ndeshje, në 14 javë rresht Sunderland nuk dinte për fitore. Por, ndeshja e mbrëmshme kundër rivalit direkt për ekzistencë, Bolton, skuadra e Lorik Canës edhe pse e dobësuar pa disa lojtarë, shkëlqeu dhe fitoi ndeshjen bindshëm – 4:0. Tre gola shënoi sulmuesi Bent, kurse golin e parë e shënuan për vetëm 41 sekonda, kurse më i merituari për këtë gol, ishte mesfushori dhe zëvendëskapiteni i Kombëtares Shqiptare, kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana. Cana për mrekulli gjeti dhe asistoi për sulmuesin Campbell i cili shënoi njërin ndër golat më të shpejtë në këtë edicion të Premierligës.

Cana po ashtu në këtë ndeshje regjistroi edhe një kartuç të verdhë. Kurse, nga mediumi sportiv “Sky sports”, u vlerësua me notën e tretë më lartë nga bashkëlojtarët – 7. Më i vlerësuari dhe lojtari i ndeshjes, u shpall shënuesi i trefishtë, Bent me notën 9, kurse autori tjetër i golit të parë, Campbell me notën 8.

Lorik Cana, në vlerësimin nga “Sky sports”, po ashtu është vlerësuar edhe si lojtarë që gjatë ndeshjes ka pasur shfaqje energjike – cilësi që Canës nuk i ka munguar asnjëherë sivjet në Premierligë.

A. Durmishi

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de
Tags:

Comments are closed.