Vëmendja në kryeqytet. Takohen Prishtina dhe Trepça ’89. Dy skuadra që deri në fund do ta diskutojnë titullin e kampionit të Kosovës. Derisa prishtinasit nesër paraqiten pas barazimit me KEK-un (0:0), djemt e “Riza Lushtës”, vijnë me trepikëshin e fituar ndaj rivalit shumë të fortë dhe mëtues për titull, Hysit të Merdarit (1:0).
Gjermani Jerat, ka rastin të arsyetojë veten dhe epitetin që kësaj radhe po ia ofron Kosova, përkatësisht Prishtina: të jetë “reofrmatori Jup Derval”, ndërkohë që Ilir Nallbani me bashkëlojtarët e tij para mijëra shikuesve dhe kamerave televizive do të kenë rastin të arsyetojnë epitetin e skuadrës që me të drejtë kërkon titullin e kampionit…
Prishtina ka 35 pikë dhe i prinë rednitjes, ndërkohë që “xehetarët e Riza Lushës” e ndjekin në hap me 32 pikë së bashku me Dritën e Gjilanit.
A do ta rujanë hapin për titull Trepça dhe Vëllaznimi pritet të vërtetojë ndeshja në “Adem Jashari”, ndërkohë që Hysi udhëton në Kaçanik dhe do të ketë detyrë goxha të vështirë për të mbetur të pakët i pamposhtur. Por, Duke njohur cilësitë e strategut të Hysit, Afrim Tovërlani, mund të ndodhin edhe befasitë, pse jo edhe fitorja e Hysit…
Në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, Besa prêt Dritën dhe ka shtuar oreksin për gjah të plotë. Pejanët në javën e parë pranverore në Skënderaj mundën Drenicën 2:1, ndërkohë që Drita shkon në qytetin buzë Bjeshkëve të Nemuna me humbjen mbi supe nga Trepça.
Drenica, mbase ka rast që të kompensojë humbjen e javës së shkuar në takim ndaj Gjilanit, ndërkohë që KEK-u prêt Lirinë e Prizrenit. (Xh)
SUPERLIGA, XHIROJA 19
E shtunë:
13:15 Prishtina – Trepça ‘89
14:00 KEK-u – Liria
E diel:
13:15 Trepça – Vëllaznimi
14:00 Gjilani – Drenica
14:00 Besa – Drita
14:00 Lepenci – Hysi
RENDITJA
1. Prishtina 35
2. Drita 32
3. Trepça ’89 32
4. Vëllaznimi 32
5. Hysi 27
6. Besa 25
7. Trepça 22
8. Lepenci 22
9. Liria 20
10. Drenica 19
11. KEK-u 16
12. Gjilani 16
LIGA E PARË, XHIROJA 16
E shtunë:
Istogu – Kosova
Ulpianan – Flamurtari
Hajvalia – Rahoveci
Ramiz Sadiku – 2 Korriku
E diel:
Llapi – Fushë Kosova
Ferizaj – Deçani
Vitia – Ballkani
Ferronikeli, pushon
RENDITJA
1. Ferronikeli 34
2. Hajvalia 27
3. Ferizaj 23
4. Istogu 22
5. Kosova (V) 21
6. 2 Korriku 19
7. Flamurtari 19
8. Fushë Kosova 19
9. Deçani 19
10. Ballkani 18
11. Llapi 18
12. Vitia 16
13. Ramiz Sadiku 16
14. Ulpiana 15
15. Rahoveci 7
Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14:00.
