Home » Lajm i fundit, Sportet Tjera, Tenis » Tenistet e Prishtines, kampion te Kosoves 2010

Tenistet e Prishtines, kampion te Kosoves 2010


Tenis Prishtina 1 Tenistet e Prishtines, kampion te Kosoves 2010Ne terrenet e tenisit të KT Prishtina ne Kodrën e Diellit, u mbajt finalja e ligës ekipore ne tenis, organizuar nga Federata e tenisit te Kosovës ne bashkëpunim me klubet e tenisit. Edicioni i ligës në ketë sezon filloi para një muaji ku javën e kaluar, ne gjysmëfinale u takuan klubet : KT Prizreni-KT Besa (Peje) 5:0 dhe KT Prishtina-KT Dielli (Prishtine) 5:0.

Ne finale, e cila u mbajt sot, u takuan KT Prishtina- KT Prizreni.

Ne meçin e parë u takuan Besart Halimi (PR) dhe Burim Bytyqi (PZ). Fitoi Burim Bytyqi me rezultat 6:1 dhe 7:6. dhe me ketë meç, Prizreni shkoi ne epërsi 1 : 0.Tenistet e Prishtines kaqmpion 2010 300x200 Tenistet e Prishtines, kampion te Kosoves 2010

Ne meçin e dytë u takuan kampioni aktual i Kosovës, Gurash Hasani (Pz) dhe Granit Bajraliu (Pr), i cili momentalisht qëndron në pozitën e dytë ne ranglistën kosovare. Pas një meçi tejet interesant dhe me shumë kthesa, fitoi Granit Bajraliu (Pr) me rezultat 2:1 (6:7, 6:3 dhe 6:3) dhe kështu rezultati i barazua ne 1 me 1.Tenis Prishtina 31 Tenistet e Prishtines, kampion te Kosoves 2010

Ne meçin e trete u takuan Jeton Hajdari (Pr) dhe Zahir Rama (Pz). Pa mund të madh, fitoi Jeton Hajdari me rezultat 6:4 dhe 6:4. Kësshtu KT Prishtina shkoi ne epërsi 2 me 1.

Ne meçin e katërt u takuan ish kampioni kosovar dhe anëtari i KT Prishtina, Behar Kurteshi dhe Durim Morina  nga Prizreni.  Behar Kurteshi me lehtësi mundi Durim Morinën  me rezultat 6:3 dhe 6:2. Me këtë fitore KT Prishtina (3:1)u shpall kampion i Kosovës ne tenis për vitin 2010. Këtë duel të ekipeve më të mira të Kosovës e përcolli edhe kryetari i ICO-se, Peter Faith, i cili edhe vet luan shpesh lojën e tenisit në kë fushë. Shkelzen A.DOMI, kryetar i Federatës së Tenisit të Kosovës.

G.K