Home » Futboll int., Kampionati Anglez, Kampionati Gjerman, Kampionati Spanjoll, Lajm i fundit » Thashethëme të nxehta për transferimet nga bundesliga

Klubet e bundesligës kanë nisur kursin e ndryshimeve për sezonin e ardhshëm. Kush do të mbetet, kush do të shkoj, dhe kush do të vijë ? Këto janë pyetjet që duan planifikim te secila skuadër.

Schweinsteger në Real Madrid,  Ribery në Chelsea ?

Presidenti i Real Madridit , Florentino Perez në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “Marca” ka thënë :” Interesi i klubit mbretëror është fokusuar në Bastian Schweinstegerin e Bayernit të Munihut.”  Pas njoftimeve për përfshirjen në skandalin sexual të yllit francez, Franck Ribery, madrilenët duket se kanë hequr dorë për angazhimin e tij në skuadër dhe janë në kërkim të alternativave tjera. Përveq futbollistit gjerman Schweinsteger, interesimi i tyre përfshin edhe argjentinasin Di Maria dhe futbollistin e Valencias, Silva.

Për dallim nga madrilenët, afera sexuale e Ribery-s duket se për londinezet e Chelseat nuk paraqet ndonjë problem të madh. Siç raporton “Daily Mail” anglez, skuadra nga Londra vazhdon, si më parë, të jetë e interesuar për transferimin e yllit francez të Bayernit, Franck Ribery. Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë:” Nëse ne angazhojmë futbollistë të rinjë, ata do të din se si të sillen në klubin tonë”.

Sipas gazetës sportive spanjolle”Sport” kampioni rekord i Gjermanisë, Bayerni është i interesuar për transferimin e futbollistit të Realit, Muhamedou Diarra(28). Futbollisti defanziv nga Mali ishte transferuar në vitin 2006 te Reali për 26 milion euro nga kundërshtari i Bayernit në gjysëmfinalen e Chempions league – Ol.Lyon.

Hamburgu gjendet para transferimit të reprezentuesit gjerman, Arne Fredrich dhe ati serb Gojko Kaçar, të dy futbollist të Herthas së Berlinit. Kështu raportojnë “Kolner Express” përkatësisht “Hamburger Morgenpost”      

Afati kalimtar i futbollisteve profesionist fillon nga 01.07.2010.

 E.EJUPI

Comments Closed

Comments are closed.