Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Tifozet e Gjermanise ne lot…

Gjysmëfinale e KBF; Gjermania-Spanja 0:1. Milion shikues ne Gjermani kanë qenë të zhytur në lot pas ndeshjes. Sheshe të tëra të qyteteve të mëdha të Gjermanisë kishin mbledhur mijëra tifozë për të përcjellur ndeshjen – një hap para finales. I tërë shteti frymonte njësoj  dhe dukej, zi-kuq-verdh.

Koha e mirë verore, fakti se luhej në gjysmëfinale, paraqitjet e mira deri në atë nivel, kishin bërë që në shumë sheshe të qyteteve si Munih, Hamburg, Dusseldorf, Berlin, Frankfurt, Koln, të mbledhin numër të madh të tifozëve për të përcjellur ndeshjen gjysmëfinale në mes Gjermanisë dhe Spanjës.

Vetëm në sheshin e Berlinit, te Porta e Brandenburgut raportohet të kenë kanë qenë të grumbulluar 350.000 tifozë. Në Munih 50.000 njerëz në Olympia-Park. Në Hamburg 70.000 njerëz ishin mbledhur për ta përcjellur ndeshjen e të adhuruarve të tyre. CommercBank Arena në Frankurt kishte mbledhur 10 000 njerëz.

…dhe vjen minuta 73 kur Puyol shënon golin për epërsinë 0:1 për Spanjën.. E më vonë edhe fishkëllima e fundit e gjyqtarit.

Tifozët te pikëlluar dhe me kokë ulur marrin rrugën drejtë shtëpive të tyre. Parashikimet e oktapodit Paul tashmë janë vërtetuar. Spanja fiton kundër Gjermanisë.

Nuk ka pasur Auto korso, nuk ka pasur festë gëzimi, flamujt janë mbledhur për shtize. Është raportuar se shumica e tifozëve kanë mbetur të qetë.

Shumë nga ta, thjeshtë, i kanë lënë lotët të rrjedhin …

E.Ejupi

 

Comments Closed

Comments are closed.