Humbjen turpëruese të Flamurtarit vitin e kaluar 8:1 kundër Motherwellit, e vazhdoi sivjet Laçi 7:1, dhe mbrëmë Tirana në Utreht kundër skuadrës vendase Utrecht 4:0 dhe në Tiranë Besa e Kavajës kund Olympiacosit grek 0:5.
Pas këtyre dy humbjeve këto dy skuadra tani më janë eliminuar që pas ndeshjes së parë të fazës së dytë të Ligës UEFA. E vetmja që ka gjasa teorike është Dinamo në kualifikimet e Ligës së kampionëve që duhet ta ndjek disavantazhin prej 1:3 kundër Sheriff të Moldavisë.
Tirana dhe Besa ishin aq inferiore sa nuk ia vlen të harxhosh asnjë shkronjë për ta. Talenti tek lojtarët nuk mungon, por mungon fryma ekipore, mungon puna, mungon qasja serioze e klubeve. Tirana mund të dyshohet shumë, sidomos pas problemeve brenda skuadrës, për ndonjë trukim basti, ndërsa Besa realisht kundër Olympiacos nuk ka pasur çfarë të kërkoj, veç përfitimit marramendës prej 150.000 eurosh për drejtën televizive.
Dinamo mbetët skuadra e vetme që mund të shpresojmë në ndonjë çudi të tejkalimit të raundit të dytë ku mesiguri në rast të suksesit në fazën e tretë do ta priste kampionia kroate, Dinamo Zagreb e cila në ndeshjen e parë në fushën e saj ka demoluar kampionin slloven, Koper me 5:1.
Liga e UEFA-s, Faza e dytë kualifikuese, ndeshja e parë:
UTRECHT ‑ TIRANA 4‑0 (3:0)
Shënues: Van Wolfswinkel 8′, Osmani 27′ (aut), Asare 30′, Mertens 75′.
Utreht: Sinouh, Cornelise, Nesu, Van Wolfswinkel, Mertens (87′ Oar ), Asare, Schout (77′ Van der Maarel), Maguire, Lensky, Mulenga (80′ Loval) Wuytens. Trajner: Ton du Chatinier.
Tirana: Lika, Sina, Lila, Osmani, Pashaj, Ahmataj, Hysa (68′ Malindi), Karabeci (86′ Nallbani), Lilaj, Pejiç, Plaku.
Trajner: Sulejman Starova
Gjyqtarë: Stelios Tryfonos, Stelios Nikita, Ioanis Louca (Qipro)
Kartonë të verdhë: Lika 2, Pashaj
Kartonë të kuq: Lika (85’ – pas dy të verdhëve)
STATISTIKAT
Utrecht – Tirana
13 Gjuajtjet në portë 1
9 Faullet e shkaktuara 11
9 Kornerët 5
BESA – OLIMPIAKOS 0‑5 (0:2)
Shënues: Oskar 19′, 30′, Dudu 46′, Diogo 70′, 84′
Besa: Shehi, Aliju, Jakupi, Lazarevksi, Ferizoviç, Osmani (81′ Shtini), Dhëmbi, Poçi, Mihani (70′ Hoxha), Dos Santos, Cikalleshi (65’ S.Haxhibuliç).
Trajner: Shpëtim Duro.
Olimpiakos: Nikopolidhis, Modesto, Galitsios, Oskar (67′ Mitroglu), Dudu (84′ Katsikojanis), Diogo, Zairi (75′ Fetfatzidhis), Kastilo, Bravo, Holebas, Mareska. Trajner: Evan Lienen.
Gjyqtarë: D.Borbalan, R.Martinez, J.Prieto (Spanjë)
STATISTIKAT
Besa – Olympiacos
1 Gjuajtjet në portë 8
9 Faullet e shkaktuara 5
4 Kornerët 9
Avni Durmishi

Comments are closed.