Home » Champion League, Europa League, Futboll, Futboll int., Lajm i fundit, Shqipëri Superliga » Tirana zbardhe fytyren e futbollit nderkombetar shqiptar, Laçi nje shtateshe bastoreje

Janë zhvilluar edhe dy ndeshjet kthyese eliminatore të raundit të parë të Ligës së Evropës. Nga dy përfaqësueset e para shqiptare, nga gjithsesi katër skuadra sa ka Shqipëria në dy Kupat evropiane, Tirana ia doli ta kapërcej raundin e parë, kurse Laçi vazhdon “traditën” e skuadrave shqiptare që të trokoj ndeshjet për bastore.

Laçi turpëroi edhe njëherë futbollin shqiptar. Me një rival aspak më të fortë sikurse që është Dnepr Mogilev nga Bjellorusia, Laçi kthehet në shtëpi me 7 gola të pranuar në rrjetën e saj. Kurbinasit pësuan 7:1, dhe rezultati i ndeshjes së parë (1:1) megjithë se ishte shumë premtues, kjo gjë nuk i bëri përshtypje para lekëve që ka fituar “pronari” i skuadrës, mbase edhe lojtarët me premia që do të marrin për këtë “sukses” të madh. Mos të harrojmë, se në vazhdën e këtyre rezultateve të trupuara, njëjtë kishte vepruar edhe edicionin e kaluar Flamurtari i “famshëm”, i cili në shtëpi kishte luajtur bindshëm me gjithë fitores minimale (1:0) kundër Motherwellit, kurse në Skoci kishte pësuar 7:1!

Ndryshe nga Laçi që s’ia vlen një shkronjë më tepër të shkruhet për të, skuadra tjetër më e trofeshme shqiptare, Tirana nuk ra pre e basteve dhe me gjithë problemet e shumta rreth skuadrës, trajneri i mirënjohur Sulejman Starova ka karikuar mirë skuadrën dhe për 90 minuta nuk lejoi që të mposhtët e ku më i merituari ishte portieri i sapo ardhur në skuadër, ish-reprezentuesi shqiptar, Ilion Lika.

Ndërsa, në minutën e tretë shtesë të lojës së rregullt, gjyqtari grek akordoi penallti për skuadrën bardhekaltër nga Tirana, por që e huqi sulmuesi Plaku.

Ndërsa, në vazhdimet nga 2×15 minuta, në minutën e 107-të, Karabeci shënoi gol nga largësia dhe qoi Tiranën në raundin e dytë të garave. Në raundin e dytë, Tiranën tani e pret skuadra holandeze, Utrecht. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Utreht me 15 korrik nga ora 20:00.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës, garave i bashkëngjitet edhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, e cila po me 15 korrik nga ora 20:30 në stadiumin kombëtar “Qemajl Stafa” pret Olympiacos-in e Greqisë.

Ndërsa, me 13 dhe 14 korrik fillon edhe raundi i dytë i garave kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Shqipërinë në këtë garë e përfaqëson kampionia, Dinamo e Tiranës. “Nëndetësja e kaltër” është përforcuar si me trajner ashtu edhe me lojtarë kryesisht nga Amerika Latine/Argjentina, ndërsa përgatitjet është duke i zhvilluar në kushte optimale pune në Slloveni. Si duket skuadra me mjaftë seriozitet iu ka hyrë përgatitjeve për ndeshjen e parë kundër skuadrës shumë të fortë kampione të Moldavisë.

Dinamo me 14 korrik, zhvillon ndeshjen e parë, në Tiraspul të Moldavisë, kundër skuadrës ruse të shtetit Moldav, Sheriff. Takimi fillon nga ora 19:00.

Liga e Evropës, ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues:

ZTE (Hungari) – Tirana 0:1 p.v. (0:0, 0:0)

Golashënues: Karabeci 107’

KV: Panikvar, Mijatoviç, Ilies – Plaku

Gjyqtarë: Spathas, Tryfonas, Panou (Greqi)

ZTE: Vlaszák, Panikvar, Bogunovics, Miljatoviç, Kocsárdi, Illés (91’ Horváth), Magasföldi (46’ Balázs), Máté, Kamber, Pavicsevics (105’ Rajcomar), Rudnevs.

Tirana: Lika, Sina, Osmani, Pashaj, A. Lila, Karabeci, Hajdari (61’ Malindi), S. Lilaj, Metani, Plaku (119’ Sorra)

Dnepr Mogilev (Bjellorusi) – Laçi 7:1 (3:0)

Golashënues: Bychenok 10’, Yurchenko 17’, 56’ 81’, Zenkovich 42’, Chernykh 87’ – Nimani 60’

KV: Gonchar, Shuneiko – Kaja, Brahja, Gega, Brahja

KK: Brahja

Gjyqtarë: Minasyan, Simonyan, Kostanyan (Armeni)

Dnepr: Kopantsov, Kapov, Gonchar, Obrazov, Shuneiko, Bychenik, Karpovich (61’ Raspopov), Yurchenko, Poryvaev (Kozlov 46’), Turlin, Zenkovich (67’ Chernykh).

Laçi: Llani, Brahja, Çela, Nina, Kaja (46’ Shazivari), Kastrati, Vuçaj, Nimani, Veliaj, Gega (30’ Marashi), Tafaj.

A. Durmishi

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de
Tags: ,

Comments are closed.