ffkja Në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, bashkë me bashkëpunëtorë e ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Raiffeisen Bank z. Asdren Rrahmani ka mbajtur një takim me përfaqësuesit te mediave. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri foli  për të arriturat gjatë vitit 2009 dhe sipas tij garat e sivjetme kishin  një rrjedhë normale dh një gjë të tillë e kanë vlerësuar, mediat dhe opinioni gjerë.  por kjo nuk do të thotë që jemi të vetëkënaqur përkundrazi ne bashkërisht do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë sepse gjithmonë ka vend për përmirësime. Ndërkaq, në rrafshin ndërkombëtar kryetari Fadil Vokrri ka vënë në spikamë takimet në selinë e FIFA-s e veçmas ka folur në dritën  e shkresë së fundit që FIFA i ka dërguar FFK-së, se për futbollin e Kosovës është biseduar në mbledhjen e KE të FIFA në Kejptaun e në të cilën askush nuk ka shfaqur rezerva dhe pengesa ndaj shqyrtimit të kërkesave të FFK-së dhe një vendim i drejtë do të merret në një të ardhme të afërt. Po ashtu në këtë konferencë shtypi, z. Vokrri ka falënderuar mediat për një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë duke besuar dhe shpresuar se edhe në vitin që vjen do të ketë një bashkëpunim gjithnjë e më të mirë në kuadër të zhvillimit dhe të përparimit të futbollit të Kosovës. Kryetari Vokrri, ka falënderuar edhe sponsorin “Raifeissen Bank” për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme. Në këtë drejtim përfaqësuesi i “Raiffeisen Bank” z. Asdren Rrahmani, ka konfirmuar  se kjo Bankë tashmë ka arritur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dyvjeçar dhe kjo do të vazhdojë edhe me tutje, sepse, sipas tij, me punën e vet FFK ka treguar një partneritet shumë të mirë, u tha ndër të tjera në këtë konferencë shtypi.

ffk

Fotografitë/ Gani Kosumi

Fotografitë/ Gani Kosumi

Comments Closed

Comments are closed.