Dëshiren për postin e Selektorit gjerman, Luis Van Gaal e ka shprehur në një emision sportiv në DSF. Ketë synim e ka argumentuar edhe gruaja e tij Hilda Van Gaal.
Louis van Gaal (foto)e deshiron postin e trajnerit kombetar te Gjermanise, qe tani për tani e ushtron Joachim Lov. “Unë deshiroj me kënaqësi të jem trajner i reprezentacionit kombëtar të Gjermanisë” ka thënë trajneri holandez i klubit Bayern Munih.në një debat në televizionin sportiv gjerman “DSF”. Dëshiren për postin e trajnerit kombëtar holandezi 58-vjeqar e justifikon me “cilësinë e lojtarëve gjerman, të cilët gjithëmon luajn të koncentruar gjatë 90 minutave të lojes së futbollit” Ne kundër argumentin e moderatorit që Gjermania kurrë nuk ka pasur një trajner të huaj, van Gaali tha: “Një herë duhet gjithmonë të jetë hera e parë.”
Edhe gruaja e trajnerit holandez, zonja, Hilda Van Gaali, e cili ishte e pranishme gjatë realizimit të emisionit, e mirëpriti dëshirën e burrit të saj. “Në karrierën e tij ai kurrë nuk ka përjetuar një kampionat botëror. Dhe ai ketë do ta kishte pranuar me kënaqësi. Tani, ai gjithmonë flet për Gjermaninë. Për shkak se atij i pelqen shumë mentaliteti gjerman. Dhe gjithashtu futbollistet i konsideron shumë të mirë, ” ka thënë gruaja e trajnerit te Bayernit që ka një mendim të qartë edhe në lidhje me poker kontraten mes Lov dhe Federates Gjermane të Futbollit:” Unë mendoj se marrëdhëniet midis kësaj federate (DFB) dhe trajnerit Lov janë shkatërruar “ ka thene zonja van Gaal . 
Paraprakisht , van Gaali, ka qëllime e veta me skuadren e Bayern-it. “Sfida është që të bëhemi kampionë të Gjermanisë. Ndërsa Liga e Kampioneve është një objektiv afat-gjatë, ” ka thënë holandezi. ” Nëse e bëjmë këtë në vitin tim të parë ne Munih, atëherë çka mund të bëjmë ne më mire ? Atëherë më mirë është të tërhiqem krejt, sepse nuk kam çka të përmiresoj më shumë, atëherë jemi me të mirët.
Në garën për kampionatin gjerman Van Gaal nuk e sheh Bayer 04 Leverkuzen, konkurrentin më të fortë. “Schalke kanë gjetur gjithmonë forcën për të qendruar lartë ne tabelë. Schalke janë “kundërshtarët më të vështirë,” ka thënë trajneri i Van Gaal.
Për trajnerin Feliks Magath të Shalkes, trajneri holandez thotë se është më i miri në Gjermani : “Ai kishte shumë suksese -në klube të ndryshme”.përfundon Van Gaal.
Trajneri Van Gaal drejton skuadren Bayern qe nga korriku 2009 dhe ka një kontrate valide deri ne vere 2011.
E.EJUPI

Comments are closed.