Home » Futboll, Lajm i fundit, Sportet Tjera » U nis ekspedita per “Kilimanxharo 2010″
 

 DSC 00582 300x199 U nis ekspedita per  Kilimanxharo 2010

 Ekspedita prej 10 bjeshkatarëve dhe shumë anëtarëve tjerë të shoqërive bjeshkatare të Kosovës u pranuan nga Ministri Z. Lutfi Haziri. Ministri ua dorëzoi bjeshkatarëve flamurin e Republikës Kosovës duke iu dëshiruar sukses që pas pushtimit të suksesshëm të Mont Blanc-ut vitin e kaluar, ta pushtojnë edhe kulmin e Afrikës Kilimanxharon në lartësi 5895m në Tanzani.  Ministri shprehu gatishmërinë për përkrahje të projekteve të federatës së bjeshkatarëve në të ardhmen.
Kryetari i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës Z.Ejup Maxhera njoftoi Ministrin për përgatitjet intensive që janë bërë në prag të ekspeditës Kilimanxharo 2010. Anëtarët e ekspeditës kanë kaluar kontrollimin mjekësor, vaksinimin dhe kanë siguruar të gjitha pajisjet e nevojshme sportive për të pushtuar kulmin e bardhë të Afrikës – Kilimanxharo.Kryetari theksoi se kjo ekspeditë është e gatshme dhe do ta pushtojë këtë maje dhe do të vendos flamurin e Kosovës, flamurin Kombëtar dhe atë të FBAK-ut.Sot, para shtëpisë së sportit në Prishtinë, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës dhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, u takuan me bjeshaktarëte kosovës, para nisjes për në Kilimanxharo, duke uruar që ta pushtopjnë këtë maje të lartë dh eta ngrejnë Flamuretin e Kosovës në këto lartësi.
Ekspeditën “Kilimanxharo 2010” e përbëjnë këta bjeshkatarë:

·   Sadik Shporta – Udhëheqës i ekspeditës
·   Xhemail Kelmendi – Udhëheqës i pushtimit
·   Ismet Bajqinca
·   Besnik Dulla
·   Qendrim Sopi
·   Abdullah Shuk
·   Ferat Topalli
·   Servet Koqbashli
·   Muhamet Leka

·   Mustafë Bekteshi 

Kryetari u falënderua për mbështetjen financiare të Ministrisë dhe të donatorëve të tjerë – kompania e sigurimeve “Dukagjini”, ndërrmarja ndërtimore “Redoni” dhe Gjeneral Investgrup – Prishtinë.
Sukses dhe fat në pushtimin e Kilimanxharos bjeshkatarëve të shtetit më të ri ne botë.

G.Kosumi

Comments are closed.