Home » Futboll, Kategorite e reja, Lajm i fundit, Perfaqesuesja-Kosovë » U permbyll Kampi Edukativ Nacional U-15

                                              

Ekipet finaliste foto e perbashket 300x225  U permbyll Kampi Edukativ Nacional U 15                                              Me ndeshjen finale që u zhvillua në Kastriot është përmbyllur Kampi Edukativ Nacional U-15 në futboll që mbajt që nga 8 korriku e ku përfshinë 144 futbollistë të grup-moshës 15 vjeçe nga të gjitha rajonet e Kosovës. Kështu që nga i gjithë ky numër Shtabi teknik i Përfaqësueses dhe trajnerët e shumtë u përzgjodhën 36 futbollistë, të cilët sot në stadiumin”Agron Rama” në Kastriot të ndarë në ekipin “Kaltër” dhe ekipin “Verdhë” zhvilluan një ndeshje. Pas kësaj ndeshje do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e futbollistëve të cilët do të përbëjnë Përfaqësuesen e Kosovës U-15.  

Kaltër-Verdhë  1:2

Stadiumi “Agron Rama” Kastriot

Shikues: 200

Gjyqtarë: E. Zasella, I. Haliti, A. Bucolli e G. Nuza.

Shënues: J. Vrenezi(88’) për Kaltër dhe E. Gavazaj (31’) e D. Zaberxha(45’) për Verdhë.

Kaltër: G. Fetahi, A. Gashi, K. Selmani, A. Pira, A. Haxhani, A. Gashi, G, Humolli, B. Ahmeti, G. Mazrekaj, F. Ramadani e I. Vidishiqi. Luajtën edhe: B. Hajdini, A. Januzi, L. Shabani, E, Ibrahimi, E, Grezda, J. Vrenezi e L. Haxhidauti.

Verdhë: H. Bajrami, A. Rexhepi, G, Murti, D. Shabanaj, A, Feka, Q. Gashi, A. Bardhi, A, Pllana, S. Sahiti, E, Gavazaj, e F. Merovci. Luajtën edhe: A. Xhemajli, F. Tasholli, E. Mulaj, K. Sinani, D. Zaberxha, F. Dulahu e F. Qorraj.

Pas ndeshjes dhe në përgjithësi për kampin folën:

Fadil Vokrri, kryetra i FFK-së:

Ashtu siç kam thënë edhe më parë ky kamp që është i llojit të veçantë dhe që po organizohet për herë të parë në historinë e futbollit të Kosovës, synon që të krijojmë një bosht të Përfaqësues së Kosovës dhe mendoj se gjatë këtyre ditëve të gjithë sipas detyrave të përcaktuara kanë përmbushur synimin tonë dhe qëllimin për çfarë është mbajtur ky kamp. Unë përgëzoj shtabin teknik dhe futbollistët për angazhim maksimal dhe punë të zellshme dhe profesionale, ndërsa falënderoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komunën e Prishtinës dhe gjithë përkrahësit tanë për ndihmën që na e kanë dhënë.

Albert Bunjaku, përzgjedhës

Për të ardhur deri të kjo ditë ne kemi punuar shumë që një kohë të gjatë. Në rend të parë është bërë përzgjedhja e lojtarëve nëpër rajone dhe tash në këtë kamping kishim përzgjedhjet e shtatë rajoneve të cilat zhvilluan ndeshje ndërmjet vete. Kështu që i gjithë stafi që ishte i caktuar ta bëjë këtë përzgjedhje të 36 futbollistëve mund të them me kompetencë se është bërë në mënyrën më profesionale të mundshme. Natyrisht ky është kampi i parë i këtij lloji dhe kemi pasur vështirësi dhe dobësi, por që besoj se në të ardhmen do të bëhet edhe më mirë. Por, ajo që është me rëndësi ne ngadalë dhe në mënyrë profesionale për vëjmë bazat e një Përfaqësueseje që do të bartë barrën në të ardhmen.

Enis Gavazaj, futbollist

Jam shumë i kënaqur me punë që bëmë në këtë kamp dhe unë falënderoj qëpari trajnerin tim që me ka dhënë shumë që të jem pjesë e kësaj gare, që ishte më shumë se një garë, sepse këtu u njohëm me gjithë futbollistët tjerë nga rajonet.

Guri Murti, futbollist

Falënderoj trajnerët që me dhanë besimin të jem në finale të këtij kampingu. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar me zell dhe kemi dhënë gjithçka nga vetvetja që të dëshmojmë cilësitë tona dhe shpresojmë se në të ardhmen do të japim edhe më shumë.

Eros Grezda, futbollist

Për mua kjo ishte një kënaqësi që të jemi bashkë me futbollistët tjerë nga gjithë Kosova. Kjo është një punë jashtëzakonisht e mirë që ka bërë FFK-ja  për futbollin e të rinjve. Kemi dhënë maksimumin e unë besoj se në të ardhmen do të jetë shumë më mirë.

Bledar Hajdini, portier

Jami kënaqur që trajnerët me dhanë këtë besim që të jem në portë në një finale të futbollistëve 15 vjeç. Mendoj se ky kamping ishte jashtëzakonisht mirë i organizuar dhe i mirëseardhur për të gjithë ne për të parë gjithë talentët e futbollit nga mbarë Kosova.   Zëdhënësi Fazli BERISHA.

G.K

Comments are closed.