benitez

benitez

Armend Dallku është futur në 11-shin e javës në kampionatin ukrainas, pas ndeshjes që skuadra e tij Vorskla Poltava fitoi 2-0 kundër Zakarpatias. Formacioni i publikuar dje në uebsajtin e njohur “football.ua” e vendoste mbrojtësin kuqezi mes më të mirëve, ndonëse ishte Debatik Curri ai që shënoi gol, duke zhbllokuar ndeshjen e së shtunës. Një fakt i çuditshëm, por që sipas mediave ukrainase lidhet me punën e bërë nga Dallku përgjatë 90 minutave. “Ka dhënë një kontribut të madh si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese”, shkruante “football.ua” për të. Vorskla Poltava e dy shqiptarëve arriti të fitonte 2-0 të shtunën, pas golave të shënuar nga Curri e Bezos të dy në pjesën e parë të ndeshjes.

Comments Closed

Comments are closed.