Home » Lajm i fundit, Sporte me Dore, Volejboll » Universiteti AAB Riinvest Prishtina ftohet në turneun e 100 vjetorit të Pavarësisë

Universiteti AAB Riinvest Prishtina ftohet në turneun e 100 vjetorit të Pavarësisë

aab riinvest prishtina 300x231 Universiteti AAB Riinvest Prishtina ftohet në turneun e 100 vjetorit të Pavarësisë Federata Shqiptare e Volejbollit, në kuadër të vitit të 100 vjetorit të Pavarësisë do të organizojë një varg shfaqjesh në volejboll për meshkuj dhe femra. Në këtë vazhdë, siç bën të ditur Leonard Tase, sekretar i përgjithshëm i shtëpisë së volejbollit shqiptar, do të nisin me një kupë që do të organizohet në qytetin e Durrësit me skuadrat e femrave. Turneu do të mbahet më 8, 9, 10 dhe 11 mars të këtij viti, ndërkohë që në adresë të kampionit të Kosovës Universitetit AAB Riinvest Prishtina ka arritur ftesa për të marrë pjesë në këtë shfaqje të volejbollit.

“Pjesëmarrja në këtë shfaqje për skuadrën tonë është një nder i madh dhe privlilegj. 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, padyshim se është edhe festë e Kosovës, gjë që po dëshmohet me ftesën që na është bërë nga ana e FSHV-së”, ka thënë trajneri i Universitetit AAB Riinvest Prishtina, Naser Krasniqi.