Nga tre futbollistët shqiptarë nga Kosova, që janë pjesëmarrës në Kampionatin e 19 me radhe “Kupa e Botes 2010” në Afrikën e Jugut, vetëm Valon Behrami deri tani e ka të sigurt vendin në 11-shin e parë. Albert Bunjalu dhe Xherdan Shaqiri duhet të presin rastin për aktivizim.
Pa dyshim se, ashtu si e kemi titulluar me herët një shkrim tonin në albaspox.com. “Krenaria e jonë në botërorin Afrika e Jugut 2010, janë Behrami, Bunjaku e Shaqiri”. Të tre këta futbollistë, me prejardhje nga Kosova, mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Zvicrës.
Në ndeshjen e parë që Zvicra do ta zhvilloj të mërkurën (16.06.), kundër Spanjës pritet që, pas sanimit të një lëndimi të lehtë, ne 11-shin e parë të jetë, Valon Behrami(foto 1). Ndërsa dy shqiptarët e tjerë në ketë kombëtare, Bunjaku e Shaqiri, kanë më pak gjasa që nga fillimi të jenë në përbërjen e parë.
Lëndimi i sulmuesit Aleksandër Frei hapi një mundësi më të madhe për Albert Bunjakun(foto 2) që të vie në konsiderim për ta zëvendësuar ate në sulm, por sipas raporteve që vinë nga kombëtarja zvicerane, Bunjaku do të ketë më pak gjasa në krahasim me futbollistin Derdiyok, që sipas parashikime do të jetë në përbërjen e parë si zëvendësim për Frei-n e lënduar.
Si do që të jetë, besojmë se secili nga këta tre futbollistë shqiptar që janë në përbërjen e Zvicrës, do ta shfrytëzojnë çdo rast që ju ipet për të luajtur, për të bërë një paraqitje të dinjitetshme dhe mbresëlënëse edhe për Zvicrën por edhe për dashamirët e shumtë të futbollit anë e kënd shqiptarisë.
Zvicra bënë pjesë në grupin H, së bashku me kampionin evropian Spanjën, pastaj me Hondurasin dhe Kilin. Ndërsa ndeshjen e parë, Zvicra e zhvillon të mërkurën , me 16.06. në ora 16:00, kundër Spanjës.
E.EJUPI

Comments are closed.