Home » Intervista, Lajm i fundit, Sporti në Mërgatë » Vëllezërit binjak, Trim e Urim Ejupi, talent perspektiv të futbollit, në Gjermani

Nuk janë të rralla rastet kur dy vëllezër ushtrojë profesionin e njejtë, sidomos nepër degë të ndryshme sportive, e më së shpeshti në futboll. Vëllezër po, por binjak, ndoshta në raste më të rralla. Këtu na kujtohen vëllezërit binjak holandez, Frank dhe Ronald de Boer, anëtar të dikurshëm të Ajaxit, Barcelonës, ose futbollistet aktual të bundesligës, Hamit dhe Halil Altintop, njëri anëtar i Bayernit, e tjetri i Eintracht Frankfurtit. Jo rastesish i përmendëm futbollistët holandez, sepse kanë qenë vëllezër, kanë qenë binjak, dhe kanë lujtur në pozitat mbrojtës, dhe mesfushor. Pikërisht këto pozita që luajnë edhe dy binjak kosovar që duam t’i prezentojmë në një intervistë të shkurtër, vëllezërit TRIM e URIM EJUPI. Ata janë me prejardhje nga Kosova, që kanë lindur dhe jetojnë në qytetin e vogël e pitoresk, Tonisvorst, në Regjionin Niderrhein të Vestfalisë perendimore në Gjermani.

 

albaspox.com: Kur keni nis të merreni me futboll ?

 

Trimi & Urimi : Me futboll kemi nisur para 6 viteve. Atëherë kur i kemi pas 6 vjet.

Kemi fillua në ekipin e grupmoshave fillestare që ketu quhet“bambini”, dhe kemi kaluar nëpër grupmoshat tjera me radhë.

albaspox.com: Në cilen grupmoshë bëni pjesë tash, dhe në cilën ligë garoni ?

Trimi & Urimi: Ne jemi në grupmoshen “D-2”, d.m.th. gjenerata e lindur 1997/98, ekipi SV ST.Toenis, ndërsa liga Kreisklasse1 Krefeld. Këtu do të kishim treguar se në vitin 2008 pas një turniri regjional kemi qenë të ftuar në një testim zyrtar në klubin e futbollit Borussia M’gladbach dhe atje na është mundësuar të vazhdojmë në shkollen e tyre të futbollit, mirëpo për shkaqe të shkollimit, dhe transferimit në qytet tjeter ne kemi heq dorë nga ajo ofertë, dhe kemi vazhduar këtu në St.Toenis.

 

albaspox.com: Cilat janë pozitat që ju luani ?

 Trimi:Unë zakonisht luaj në mbrojtje. Me së shumti qendërmbrojtës.

 Urimi:Unë kam luajtur në mbrojtje,anësor, por tash luaj mesfushor. Mesfushor i djathtë ofanziv.Unë jam edhe kapiteni  i dytë i ekipit.

     

albaspox.com: A janë këto pozita të përhershme, a keni zgjedhë ju ato, a i ndrroni ato ndoj herë, dhe cila në fakt është pozita që juve ju pëlqen më së shumti për të luajtur?

Trimi:Unë në mbrojtje luaj që nga fillimi.Ndodhë që trajneri të më vendosë herë në krahun e majtë, herë në të djathtë, e më së shumti si mbrojtës qendror, pozitë kjo që më pëlqen më së shumti.

Urimi:Unë te trajneri i mëparshëm kam luajtur mesfushor defanziv. Kurse tash metrajnerin e ri, luaj si mefushor ofanziv. Shumë shpesh i ndihmoj sulmit. Ndërsa pozita që më pëlqen më së shumti është mesfushor qendror. 

 

albaspox.com: A janë krejt gjerman, apo ka edhe lojtar të nacionaliteteve tjera në ekipin tuaj ?

Trimi & Urimi: Në ekipin tonë ka edhe lojtar të nacionaliteteve tjera. Jane dy turq dhe nga  një boshnjak e kroat. Por shumica janë gjerman.

 

albaspox.com: A ju pengon futbolli në mësime, dhe çfar suksesi keni në shkollë ?

 

Trimi:Jo mua nuk më pengon futbolli në mesime.Unë e kam mësimin në rend të parë, e pastaj futbollin. Në shkollë jemi ndër më të mirët  e gjenerates.

Urimi:Nuk më pengon as mua sepse këtu në ketë moshë edhe trajnerat e futbollit na këshillojnë që t’i përkushtohemi shkollës, e krahas saj edhe futbollit. Por futboll, vetëm pasi t’i kemi mbaruar“detyrat e shtëpisë”.

       

 

albaspox.com: A e përcillni sportin kosovar? Çka mund të veçoni nga atje, dhe nga i merrni informatat për aktivitetet sportive në Kosovë ?

 Trimi:E shikoj at kohen e sportit pas lajmeve që jepet në RTK. Me intereson futbolli atje.Tash kam nise e klikoj edhe ne internet ne albaspox lexoj kanjëherë për rezultatet e futbollit. Ndërsa kur jemi në Kosovë shkojna kur ka ndeshje futbolli në Podujevë(Hysi) dhe në Prishtinë. Por terenet atje janë shumë të papërshtatshme.

 Urimi:Unë e përcjell më pak. Tash së fundi e kam pa lojën në futboll të vogël për turnirin Adem Jashari që ka qenë. Me ka pëlqye ajo loja finale e Kosovës me Malin e Zi.

 

albaspox.com: Në cilën skuadër do të ju gjenë albaspoxi për intervistë pas 10 vitesh ?

Trimi:Ohh. Kjo është pyetje e vështir me u përgjegj prej tash.Edhe pse ne e dim qe tash ekipet e medhaja po i blejn futbollistët krejt në mosha të reja 14-16 vjet.

Urimi : Pas 10 viteve, atëherë i bie t’i kemi 22 vjet. Unë besoj se  do të jemi  futbollist “profi”, por se në cilen skuadër, nuk mund të them. S’paku në bundesliga 2.

 

Emri : TRIM

Mbiemri : EJUPI

Datelindja : 17.03.1998

Pozita : Mbrojtës qendror

Antar i skuadrës: SV.St.Tönis

Lojtari i preferuar: Philip Lahm

Skuadra e preferuar: Bayern Munih

 

 

 

 

Emri : URIM

Mbiemri : EJUPI

Datelindja : 17.03.1998

Pozita: Mesfushor ofanziv

Antar i skuadres:SV.St.Tönis

Lojtari i preferuar:Michael Ballack

Skuadra e preferuar:Bayern  Munih

 

 

 

 

 

Çka thot trajneri, Wolfram Kohler, për Trimin dhe Urimin

Trajneri-Wolfram Köhler : Trimi është lojtar i rëndësishëm në ekipin tim.Ai është gati i pazavendësueshëm në mbrojtje, e sidomos në rolin e tij të mbrojtësit qendror.Unë e kam vendos ate edhe në pozicione tjera, por duke e ditur se Trimi është për grup moshen e tij shumë më i gjatë dhe ma korrpulent, atij më së miri i përgjigjet pozita qendrore.

Ndërsa, Urimi kur kam ardhë në këtë ekip e kam gjetur në poziten e mbrojtësit anësor. Por duke i parë aftësitë e tija ofanzive, përgatitjen e tij të mirë fizike, gatishmerinë që të jetë aktiv në çdo aksion, si dhe instinktin e tij për të shenuar gola, unë Urimin e kam vendosë në pozicionin e mesfushorit të majtë ofanziv. Dhe kjo ka treguar rezultate. Urimi është njëri prej lojtarëve që vrapon më së shumti në lojë, ndihmon mbrojtjen, nisë aksionet tona, përgatitë raste, por edhe vet din të shenoi. Po ashtu është shumë i mirë edhe në gjuajtje me kokë.

Urimi është kapiteni i dytë i ekipit.

Me tutje, trajneri Kohler, ka vazhduar: “Vlen të përmendet me ketë rast për të dy vëllzërit Ejupi, se në një turnir më të madh rajonal me ekipe të këtyre moshave, kanë qenë ndër më të dalluarit e turnirit, dhe aty kemi marr ftesën zyrtare që t’i lejojmë të jenë pjesë e shkollës së futbollit të klubit të madh të kësaj ane, Borussia M’gladbach. Kjo pastaj ka qenë çështje familjare e tyre që kanë refuzuar të shkojnë atje”.

Ajo çka është më e rëndesishmja te këta të dy , është fakti se këta janë shumë të disiplinuar, të edukuar mirë, dhe janë nxënës të shkelqyeshëm në shkollë. Kjo na jep kënaqësi edhe neve për punë me ta. Unë besoj shumë se talentin që e kanë sjellë sigurisht nga vendi i prejardhjes, me punë profesionale këtu mund ta shëndrrojnë në profesionalizëm të vërtetë. Prandaj ta kenë shëndetin në rend të parë dhe sigurisht sukseset nuk do të mungojnë  ka përfunduar trajneri Kohler.

 

Trim Ejupi dhe Urim Ejupi nuk janë të vetmit  kosovarë që po rriten e kaliten në ekipe të ndryshme të futbollit nëpër Evropë. Janë të shumtë fëmijet e mërgimtarëve tanë atje, që premtojnë se, e ardhmje e përfaqësueses së Kosovës do të jetë konkurente edhe me shtetet tjera të rajonit e me gjerë.

Intervistën për albaspox.com e përgatiti Gani Kosumi

Mendimi juaj per kete postim ? kliko ketu

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.