Sebastian Vettel nga skuadra Red Bull, ka fituar sot në Valenci fitoren e tij të dytë në këtë kampionat. Pas çmimit të madh në Malejzi, gjermani ka fituar edhe çmimin e madh të Evropës. Vettel ka arritur fitoren e tij të shtatë në karrierë, pas nëntë “pole position” në këtë vit.
Gara në Valenci ka qenë shumë herë e penguar nga përplasjet e makinave. Automjeti i sigurisë ka dalë disa herë në shteg dhe kishte punë si asnjëherë më parë sivjet. Ngasësve kjo ju ka shkaktuar mjaftë probleme, disa duke ngadalësuar ritmin, disa duke tejkaluar edhe ilegalisht dhe ndoshta pas përfundimit të garës ndokujt prej ngasësve edhe mund të ju merren pikët.
Por, mesiguri, përplasjen më të ashpër, në rrethin e nëntë kanë pasur, Mark Webber dhe Heikki Kovalainen. Gjatë momentit kur Webber donte të tejkalonte, me pjesën e përparme të bolidit ka prekur makinën e finlandezit me çka në moment ka katapultuar bolidin e tij në ajër, duke u rrotulluar në hapësirë dhe duke përfunduar i përplasur me pjesën mbrojtëse të shtegut. Për fat të mirë, edhe pse nga pamjet është dukur aksident i tmerrshëm dhe pak kush ka shpresuar që Webber do të mbetet gjallë, ai jo vetëm që ka shpëtuar, por nga bolidi ka dalë pa asnjë pësim të lënduar.
Ndërsa, Vettel ka udhëhequr garën që nga fillimi deri në fund, duke mos lejuar që në start të garës t’i ofrohet Hamilton dhe pastaj deri në fund nuk kishte aq problem ta ruante distancën nga rivalët tjerë.
Rezultati i Çmimit të madh të Evropës – Valenci, Spanjë:
1. Sebastian Vettel (Red Bull-Renault) 1:40:29.571
2. Lewis Hamilton (McLaren-Mercedes) +5.042
3. Jenson Button (McLaren-Mercedes) +7.658
4. Rubens Barrichello (Williams) +20.627
5. Robert Kubica (Renault) +22.122
6. Adrian Sutil (Force India) +25.168
7. Kamui Kobayashi (Sauber) +30.965
8. Sebastian Buemi (Torro Rosso) +31.299
9. Fernando Alonso (Ferrari) +32.809
Plasmani i përgjithshëm i pilotëve:
1. Lewis Hamilton (McLaren-Mercedes) 127 pikë
2. Jenson Button (McLaren-Mercedes) 121
3. Sebastian Vettel (Red Bull-Renault) 115
4. Fernando Alonso (Ferrari) 96
Plasmani i përgjithshëm i skuadrave:
1. McLaren-Mercedes 248 pikë
2. Red Bull-Renault 218
3. Ferrari 163
A.D.



Comments are closed.