Kampionet e Kosovës mundën sot pasdite në kryeqytet Skënderajn me rezultat të pastër 3:0 në sete (25:20, 25:20, 25:16)…
(E plotësuar)
Pas 4 muaj e gjysëm pauze ka filluar pjesa e dytë e garave në elitën e Kosovës në volejboll.
Kampioni në konkurencën e femrave, AAB Riinvest, në palestrën e këtij universiteti priti skuadrën që e synon kualifikimin në Play-off, Skënderajn.
Universitaret fituan ndeshjen me shifrat 3-0 në sete (25:20, 25:20, 25:16).
Dy skuadrat që u ballafaquan edhe në garat e kupës, sollën skenar ndryshe nga takimi për Kupë ku AAB mezi kishte fituar 3-2.
Në ndeshjen e parë të pranverës Skënderaj dukej skuadër më e ngarkuar me lëndime, ndërsa në anën tjetër AAB në radhët e veta pati edhe përforcimin e këtij viti bullgaren, Vanja Danailova – Vërbanova, e cila aktivizohet në rolin e pranueses, dhe liberon Albulena Behramin.
Gjithçka nisi mirë për vendaset, të cilat qysh në setin e parë krijuan shkëputje duke e fituar 25:20.
Me shifra identike përfundoi edhe seti i dytë, duke i dhënë shtabit teknik të AAB-së mundësi për të provuar edhe talentet e reja.
Në setin e tretë, edhe pse në periudha të caktuara Skënderaj avancoi, kjo nuk zgjati shumë pasi për skuadrën drenicake kjo ishte periudha më e errët në këtë takim, ku u kufizua në vetëm 16 pikë.
Në përfundim të këtij takimi, Federata e Volejbollit e Kosovës ndau rekuizita të dhuruara më herët nga sponsori LEGEA, e pasi një pjesë e tyre kishte tepruar, Bordi kishte vendosur që t’u ndahen ekipeve kampione në të dyja konkurencat.
Ndeshja tjetër e zhvilluar në Gjilan ndërmjet Dritës dhe Ksovës së Vushtrrisë, ashtu siç është pritur u mbyll me fitoren e gjilanaseve me rezultat të pastër 3:0 në sete.
Kryendeshja në superligën e meshkujve u zhvillua në Pejë. Besa mundi bindshëm Therandën, me rezultat 3:0 në sete. (A.M)
SUPERLIGA, FEMRAT – XHIROJA 11
E shtunë:
Drita – Kosova 3:0
Universiteti AABRiinvest Prishtina – Skënderaj 3:0
E diel:
16:00 Prishtina – Kastrioti
RENDITJA
1. Drita 11 10 1 32:4 31
2. Universiteti AAB Riinvest 11 7 4 23:18 21
3. Prishtina 10 7 3 22:17 18
4. Kastrioti 10 5 5 18:18 14
5. Skënderaj 11 3 8 17:26 12
6. Kosova 10 0 10 4:30 0
SUPERLIGA, MESHKUJT – XHIROJA 11
E shtunë:
Besa – Theranda 3:0
E diel:
15:00 Gjimnazisti – Drita
Prishtina – AKPA Te Luzha, u shty
RENDITJA
1. Besa 11 11 0 0 30:4 31
2. AKPA Te Luzha 9 7 2 23: 10 21
3. Theranda 11 6 5 22:15 19
4. Gjimnazisti 9 3 6 10:19 9
5. Drita 10 3 7 10:24 9
6. Prishtina 10 0 10 5:30 0

