Garat e Kupës nisin më 26/26 shkurt, ndërsa kampionati në të dy konkurrencat e Superligës së Kosovës, fillon më 3 dhe 4 mars 2012…
Prej 1-15 shkurt, në orën 16:00, nis dhe mbyllet afati dimëror i kalimit në volejbollin e Kosovës. Zyrtarët e Federatës këtë vendim e morën në mbështetje të Rregullorës së brendshme (neni 4.7). Kalimi vlen vetëm për ata lojtarë me pasaportë të Kosovës, që nuk janë federuar, nuk kanë marrë licencë dhe nuk janë aktivizuar në asnjë skuadër në Kosovë dhe jashtë saj, brënda të njëjtit stinor.
Bëhet e ditur se më 26/27 shkurt nisin garat e Kupës së Republikës së Kosovës (xhiroja e parë), ndërkohë që superliga e Kosovës në të dy konkurrencat nis më 3 dhe 4 mars dhe mbyllet më 21/22 prill 2011. (Xh)

Comments are closed.