Home » Lajm i fundit, Volejboll » Volejboll: “AKPA Te Luzha” – kampion i Kosovës, 2009/10

 AKPA Te Luzha 300x205 Volejboll: AKPA Te Luzha – kampion i Kosovës, 2009/10

Skuadra ferizajase “AKPA Te Luzha”, për herë të parë në histori të klubit, me plot meritë, është shpallur kampion i Kosovës në volejboll për meshkuj. Ferizajasit edhe në ndeshjen e dytë finale të garave shtesë, pas një loje tejet dramatike, kanë mundur TG Prishtinën me rezultat 3:2 në sete .

Ka qenë interesant fakti se ndeshja pasi ka filluar, është ndërprerë për 30 minuta, kur rezultati ka qenë 2:2. Arsye e kësaj ndërprerje ka qenë se vendasit nuk e kanë ftuar shërbimin policor, ndërsa mysafirët këmbëngulin se pa praninë e policisë nuk do të vazhdojnë ndeshjen.

Megjithatë, në vazhdim, skuadra Te Luzha, arriti që me një lojë më të vëmendshme, sidomos në setin e pestë, arritën që në kryeqytet të kurorëzohen me titullin e kampionit.

Trasing group Prishtina – AKPA Te Luzha      2:3 (25:27, 25:12, 19:25, 25:20, 11:15)

Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë:

Shikues: 500

Gjyqtarë: S. Haxha, F. Lumi, D. Bytyqi, A. Bytyqi

TG Prishtina: Tahiraj, Rudari, Ibrahimi, Lajqi, Hajdaraj, Nikqi, Vllasa, Semenkovski, Durmishi, Manaskov, Bytyqi.

AKPA Te Luzha: Lahaj, Danilov, Xhymshiti, Tasholli, Buzuku, Hyseni, Nikqi, Azemi, Demaj, Arapi.

E.TH.

Comments are closed.