Kjo ftesë e Lumës ishte edhe një lajm i mirë për klubin e tij Shkëndijën, pasi pas katër viteve ftohet një lojtar i tyre në reprezentacion
Avdyl SALIHU/SHKUP
Seleksionuesi i Maqedonisë në volejboll për kadet, Dejan Stojanov, të enjten ka shpallur listën e të ftuarve për kampionatin ballkanik që zhvillohet nga 26-31 korrik në Kazanlak të Bullgarisë. Në këtë listë gjendet vetëm një shqiptar Besim Luma, anëtar i klubit të volejbollit Shkëndija. Tetovari është shpreh shumë i kënaqur që do të vesh fanellën e përfaqësueses. “Nga 19 korriku gjendemi me reprezentacionin në përgatitje në qendrën sportive në Krushevë, mirëpo deri më sot askush nuk e ka ditur se kush do të përfaqësoj Maqedoninë në Kampionatin ballkanik në Bullgari. Unë të them të drejtën jam shumë i kënaqur që arrita të veshi këtë fanellën, pasi kështu do të zhvilloj edhe ndeshje ndërkombëtare. Shpresoj se do të paraqitem me sukses në këtë eveniment”, pohoi Besim Luma. Ndryshe, kjo ftesë e Lumës ishte edhe një lajm i mirë për klubin e tij Shkëndijën, pasi pas katër viteve ftohet një lojtar i tyre në reprezentacion. Besim Luma momentalisht është 17 vjet dhe karrierën e tij në këtë sport e ka filluar qe tre vite. Sipas ekspertëve të këtij sporti bëhet fjalë për një lojtar mjaft të talentuar që së shpejti pritet të shndrit edhe në arenën ndërkombëtare.

Comments are closed.