Home » Lajm i fundit, Volejboll » Volejboll-Finalja e parë e play-offit, Universiteti i Prishtinës-Kastrioti 3-2

Në një takim tejet interesant, në praninë e afro 300 shikeusve, në Qendrën e Rinisë dhe të sportit në Prishtinë, është zhvillua ndeshja e parë finale e play off-it në konkurrencën e femrave në bolejboll ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Kastriotit të Ferizajt. Siç është pritur takimi ishte barabartë dhe epilogu ishte I paqartë deri në fund. Ndeshja u zhvillua në pesë sete, kurse fitore shënoi mikpritësi, Univeristeti I Prishtinës me rezultat 3:2. /25:21, 24:26, 13:25, 25:19 dhe 15:8/. Takimi i radhës, pritet të zhvillohet në Ferizaj.

Skuadra që shënon 2 fitore shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2009/2010. Skuadra e Universitet të Prishtinës me trajnerët Bahri Gjinovci dhe Valon Nikçi, por edhe me lojtaret e dalluara, Shemsije Asllanaj,Suzana Reçica, Ganimete Gërbovci etj, kanë të fituar një trofe për këtë edicion. Ato janë fituese të Kupës së Republikës së Kosovës për vitin 2010.

G.Kosumi

Comments Closed

Comments are closed.