Superiore dhe bindëse, me lojë dhe rezultat. Skuadra e kosovarëve Gazmend Husaj dhe Adriatik Kajtazi, anëtarë të kombëtares shqiptare, pas humbjes nga Army 3:1, në xhiron e parë të elitës së volejbollit të Katarit, sonte fituan ndaj Shamal me rezultat të pastër 3:0 në sete (25:15, 25:11, 25:17).
Katar Sport klub fillim e mbarim ishite më i mirë se rivali, gjë që dëshom edhe përmbyllja e të tri seteve.
“Loja pati rrjedhë të mirë. Zotëruam në çdo pikëpamje. Shquheshim me shërbime të fuqishme. Shkurt, të gjithë bashkëlojtarët ishin në nivel”, ka thënë pas ndeshjes për portalin albaspox, Gazmend Husaj, ndërkohë që prêt që në vazhdim të dëshmojnë potencialin që kanë. “Fitojrja na i shton motivet për suksese të reja në ndeshjet që na resin. Jam i bindur se edhe në xhiron e tretë do të bëjmë paraqitje cilësore”, ishte optimist Husaj. (Xh)

Comments are closed.