Gjatë fundjavës, zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të Super Ligës së Kosovës në volejboll për meshkuj. Skuadra kryesuese dhe njëri ndër mëtuesit kryesor për titullin e kampionit të sivjetëm të Kosovës, AKPA Te Luzha këtë javë do të ketë punë bukur të vështirë për të vazhduar serinë e fitoreve. Në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj do të përballet me kampionin dhe fituesin e kupës së Kosovës Drenica R&Rukolli. Taakimi fillon në orën 19,00.
Të dielën në Ferizaj, në orën 12.00, Ferizaj takohet me Dritën e Gjilanit dhe pritet fitore e sigurtë e udhëtuesëve. Një ballfaqim interesant pritet të zhvillohet në Prishtinë ndërmjet Trasing group Prishtina dhe Therandës. Ky takim zhvillohet të dielën në orën 14.00. ndeshja kryesore është mes AKPA Te Luzha dhe Drenicës.
G.K

Comments are closed.