Home » Lajm i fundit, Sporti në Maqedoni, Sporti në rajon, Volejboll » Volejboll – Shkëndija e Tetovës pasi që luajti në finale të Adem Jashari-t, i kthehet aktiviteteve vendore

Në këtë aktivitet, “kuqezinjtë” kanë arritur deri në finale duke mposhtur ekipin e Dritës nga Gjilani me rezultat 3:0, ndërkohë që në ndeshjen finale kanë pësuar nga vendasit “Drenica” me 3:0

Avdyl SALIHU/SHKUP

KV Shkendija 300x190 Volejboll   Shkëndija e Tetovës pasi që luajti në finale të Adem Jashari t, i kthehet aktiviteteve vendore Klubi i volejbollit “Shkëndija” gjatë fundjavës është paraqitur në turneun kushtuar komandantit legjendar, Adem Jashari, në Skenderaj. Në këtë aktivitet, “kuqezinjtë” kanë arritur deri në finale duke mposhtur ekipin e Dritës nga Gjilani me rezultat 3:0, ndërkohë që në ndeshjen finale kanë pësuar nga vendasit “Drenica” me 3:0. Trajneri i ekipit, Durim Luma u shpreh i kënaqur me pritjen që i është bërë në Kosovë, por edhe nga rezultati i arritur. “Ishte një pritje vëllazërore, ku përveç ndeshjeve që i zhvilluam, vizituam edhe kompleksin e Jasharajve. Sa i përket Durim Luma trajner i Shkendijes 150x150 Volejboll   Shkëndija e Tetovës pasi që luajti në finale të Adem Jashari t, i kthehet aktiviteteve vendore takimeve, zhvilluam dy ndeshje. Në të parën ishim bindshëm më të mirë se ekipi i Dritës nga Gjilani duke i mposhtur me rezultat 3:0. Ndërkohë në finale, pësuam nga nikoqirët, sepse futa në lojë shumë lojtarë të rinj. Këtë e bëra pasi të martën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme e Kupës së Maqedonisë ku do të takohemi me Vardarin”, pohoi Luma. Ndryshe, ky takim do të zhvillohet në Shkup dhe është në kuadër të takimeve gjysmëfinale. “Mendoj se jemi favorit të futemi në katër ekipet më të mira në vend. Në Shkup do të jemi të kompletuar dhe shpresoj se do të eliminojmë kundërshtarin. Këtë e them pasi që besoj shumë në kualitetet e volejbollistëve të mi”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Durim Luma. Takimi mes Vardarit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të martën në palestrën e sporteve “Kalle”, duke filluar në ora 17:00.

Comments are closed.