Garat për Kupën e Republikës së Kosovës në volejboll tashmë kanë hyrë në fazën finale. Në konkurrencën e femrave, Universiteti i Prishtinës i prirë nga trajneri Bahri Gjinovci dhe ndihmësi i tij Valon Nikçi si dhe nga abasketbollistja më cilësore e këtij ekipi, Shemsije Asallanaj ka shënuar fitore rutinore kundër Universitetit AAB Riinvest Prishtina me rezultat 3:0. Që nga fillimi ekipi i Universitetit të Prishtinës krijoi epërsi dhe u pa e qartë se ato janë shëmë më afër fitores në këtë ballafaqim ndaj rivalit UN.AAB RI Prishtina, megjithatë në finish të setit të parë forcat u baraspeshuan, porn ë fund përfundoi ky set me fitore të universitet të Prishtinës 25:22. Në setin e dytë pritet kthesë e UN.AAB RI Prishtina, por kjo nuk ndodhi dhe Un. Prishtinës e fitoi këtë set me 25:17. Seti I tretë dhe vendimtar u fitua bindshëm nga Universiteti i Prishtinës 25:14 dhe ky ekip me plotë meritë u kualififikua për finale të Kupërs së Repulbikës së Kosovës për vitin 2010. Ai në finale do ta pres fituesin e takimit Drita-Kastrioti.
AAB – Universiteti 0:3 (22:25, 17:25, 14:25)
Prishtinë: Salla e FKF. Shikues: 50. Gjyqtarë: S. Haxha – F.Lumi.
AAB: Ejupi, Kqiku, Grajqevci, Kikaj, Simnica, Krasniqi, Raqi, Hyseni, Mehmeti, Kryeziu, dhe Antova
Universiteti: Reqica, Sh. Asllanaj, M. Asllanaj, D. Asllanaj, F. Azemi, Trajkovska, Godanci, F. Hasani, G. Azemi, A. Tara dhe Kallaba.
G.Kosumi


Comments are closed.