Home » Atletikë, Lajm i fundit » Vrapimi i filloristeve të Kosovës, llapjanet me te dalluarit me kater medalje

 

1.DSC 0092 300x199 Vrapimi i filloristeve të Kosovës, llapjanet me te dalluarit me kater medaljeOrganizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike të Kosovës dhe mbështerur nga Departamenti i Sportit ë Kosovës, Drejtorati për sport i Prishtinës dhe Federata Atletike e Kosovës, në Prishtinë, në Sheshin Nëna Terezë është mbajtur Vrapimi i filloristëve me moton ‘Të gjithë në Prishtinë 2010”. 2.DSC 0075 300x199 Vrapimi i filloristeve të Kosovës, llapjanet me te dalluarit me kater medalje

Kjo garë është mbajtur në kuadër të 12 Qershorit -Ditës së Prishtinës. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë afro 400 filloristë e filloriste nga Peja, Deçani, Istigu, Skënderaj, Mitrovica, Podujeva, Kamenica, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Prishtina. Garat janë zhvillua në katër disiplina për nxënës të klasave të VI-VII dhe të VIII dhe IX për të dy gjinitë. Sukses më të dalluar kanë arritur përfaqësuesit nga Podujeva të cilët kanë fituar 4 vende nderi, prej tyre një të artë, një të argjedntë dhe dy medalje të bronzit.

 7.DSC 0147 300x199 Vrapimi i filloristeve të Kosovës, llapjanet me te dalluarit me kater medalje

Plasmani:

Klasët e VI-VII/femrat/ 800 metra:

1.Donika Bujupi/Istog/

2.Ylberina Sadiku/Mitrovicë/

3.Rita Hajdini/Podujevë/

 6.DSC 0109 300x199 Vrapimi i filloristeve të Kosovës, llapjanet me te dalluarit me kater medalje

Klasët e VIII-IX/femrat/ 1000 metra:

1.Mirjeta Fazliu /Podujevë/

2.Shkurte Fazliu /Podujevë/

3. Edona Kryeziu /Kamëenicë/

 8.DSC 0133 300x199 Vrapimi i filloristeve të Kosovës, llapjanet me te dalluarit me kater medalje

Klasët e VI-VII/meshkujt/ 1000 metra:

1.Sokol Gërvalla /Podujevë/

2.Fidan Podrimaj /Istog/

3.Valentin Sadiku /Mitrovicë/

Klasët e VIII-IX /meshkujt/ 1500 metra:

1.Fuad Kelmendi /Pejë/

2.Vatan Shala /Deçan/

3.Shpëtim Shala /Poduejvë/

 9.DSC 0160 300x199 Vrapimi i filloristeve të Kosovës, llapjanet me te dalluarit me kater medalje

Më të dalluarit u nderuan me diploma, medalje dhe dhurata modeste. Dhuratat i ndanë, Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës, Enver Hajredini, kryetar  i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike të Kosovës, Fitim Arifi, meagjer i sportit në DSK, Jakup Kasapolli, veteran i sportit të Kosovës. Për organizimin e kësaj gare kontribut të veçantë kanë dhënë edhe Hamdi Halimi, Fatlum Grajçevci, Myrvete Përvetica, Abdurrahman Shkodra, Bislim Berisha, Shefqet Hasani dhe shumë profesorë të kulturës fizike të shkollave të mësimit të ulët të Kosovës.      

 Gani KOSUMI

Comments are closed.